Kryediplomati turk, Ahmet Davutogllu ka shprehur në Prishtinë këndvështrimin e tij për debatin rreth historisë. Ai thjesht ka thënë se Turqisë nuk i pëlqen që kosovarët të mësojnë historinë e interpretuar nga Josip Broz Tito apo Enver Hoxha.
Davutogllu ka pohuar se asnjë popull nuk mund të ndryshojë historinë, por interpretimet për atë histori. Ai ka pohuar se historia duhet shkruar nga historianë që jetojnë në vitin 2011 dhe jo ata që jetojnë në vitet 1070.
Davutogllu ka thënë se kjo vlen për të gjithë dhe se Turqia e Greqia kanë një komitet të përbashkët që po punon në çështje të ngjashme.
Homologu i tij kosovar, Enver Hoxhaj ka pohuar se historinë duhet shkruar akademikët dhe jo politikanët./koha/