
Aktualisht Irene është drejtuar drejt Uashingtonit dhe Nju Jorkut, ku pritet të mbërrijë gjatë natës së sotme. Personat e përfshirë nga uragani, llogaritet të jenë rreth 65 000, ndërsa në Neë York mijëra qytetarë po përgatiten për të lënë banesat e tyre, ndërsa qindra të tjera janë larguar nga zonat ku pritet të kalojë uragani, për tu drejtuar në drejtim të qendrave të evakuimit të krijuara për këtë rast.
Presidenti i ShBA-s Barak Obama, sapo i ka firmosur gjendjen e jashtëzakonshme për Nju Xhersi dhe Nju Hempshair.
Uragani Irenë shkakton frikë në SHBA
Pritet një fundjavë e mbushur me frikë në SHBA. Uragani lëviz përgjatë bregdetit lindor ku ai ka shkaktuar tashmë 13,9 miliardë dëme materiale. Rreth 250 mijë banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre në zonat e ulta, përfshirë distriktin financiar, Uoll Stritin. Po ashtu, për herë të parë, i gjithë sistemi publik i transportit të qytetit, përfshirë metronë dhe linjat e abutobusëve, do të jenë sot jashtë funksionimit.
Uragani Irene është zhvendosur në kategorinë 1, por akoma mbetet i rrezikshëm për shkak të erërave me shpejtësi 150 km në orë. Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve, Irene do të fillojë të dobësohet pasi të godasë Karolinën e Veriut, nga ku më pas do të zhvendoset drejt veriut.
Shkalla e vlerësimit të uraganeve ndahet në 5 nivele, ku ai i pari është më i dobëti./www.shekulli.com.al/