SHBA, shënohet viktima e parë nga uragani “Irene”

Në Karolinën e Veriut është shënuar viktima e parë nga uragani “Irene”. Bëhet fjalë për një burrë, i cili mësohet se është goditur nga një pemë, që ka rënë si shkak e erës së fuqishme.

Ndërkohë moti i keq vijon të ndjehet edhe në New York, ku pjesa më e madhe e personave vijojnë të evakuohen. Në qytet shiu i rrëmbyer ka vijuar pa ndërperje për disa minuta. Uragani, i cili degradoi nga kategoria 2 në atë 1, po dobësohet lehtshëm me erërat që lëvizin me 136 kilometra në orë nga 160 kilometra që ishin më parë.

Qendra Kombëtare e Uraganëve në Shtetet e Bashkuara vlerëson se “Irene” do të mbetet gjithësesi i rrezikshëm kur gjatë ditës së diel do të spostohet drejt veriut, përgjatë bregut të Atlantikut.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se deri tani, erërat e forta të uraganit kanë shkatërruar linjat e energjisë elektrike dhe se shtatë shtete nga Karolina e Veriut në Konektikat kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme./www.ora-news.com/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat