Uragani Ajrin (Irene) i është afruar Nju Jorkut, me erëra të ashpra dhe kërcënime për përmbytje.
Kryetari Majkëll Bllumberg, në konferencën e fundit për media, tha se largimi nga stuhia nuk është më i mundur.
“Në këtë moment, nëse ju nuk jeni evakuuar, sugjerimi ynë është të qëndroni aty ku jeni. Natyra është shumë më e fortë sesa ne”, ka thënë ai.
Së paku nëntë persona kanë humbur jetën në Karolinën e Veriut, Virxhina dhe Florida, si pasojë e aksidenteve me makinë, sulmeve në zemër dhe rrëzimit të pemëve.
Me kalimin e tij përgjatë bregdetit amerikan, uragani ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për më shumë se një milion njerëz, ka anuluar mbi tetë mijë fluturime dhe ka detyruar dy milionë njerëz të largohen nga shtëpitë – gjysma e tyre nga Nju Xhersi./REL/alsat-m/