Fitër Bajrami të martën

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e hënë, më 29 gusht 2011.

Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të martën, më 30 gusht 2011.

Manifestimi qendror kushtuar festës së Fitër- Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” (Xhamia e madhe) në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 5:15 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jenë dy ligjërata tematike kushtuar kësaj feste.

Namazi i Fitër Bajramit falet në ora 6:35, ndërsa hytben do ta mbajë Myftiu i Kosovës Naim Tërnava i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 30 gusht 2011, Myftiu i Kosovës si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutje dhe ibadetet tona.

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat