Libi, kryengritësit lirojnë mijëra të burgosur

Mijëra të burgosur që mbaheshin nga regjimi i Muhamar Gadafit, janë liruar nga kryengritësit në Tripoli.

Zëdhënësi i kryengritëseve, Ahmed Omar Bani, tha se rreth 11 mijë të arrestuar janë liruar deri më tani.

Numri i personave të arrestuar gjatë muajve të fundit vlerësohet të ketë kapur shifrën 60 mijë, ndërsa mbetet e paqartë vendndodhja e një numri të madh të tyre.

Omar Bani tha se do të ishte “katastrofë” nëse të burgosurit e zhdukur rezultojnë të vrarë.

Tripoli pothuajse është në duart e kryengritësve, të cilët po përpiqen ta rimëkëmbin vendin.

Zëdhënësi i Gadafit tha se ky i fundit është i gatshëm për të filluar bisedimet për transferimin e pushtetit. Por, kryengritësit deklaruan se nuk do të negociojnë derisa ai të dorëzohet./REL/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat