Orë të vështira për shtetet lindore amerikane.
Niveli i ujit në Nju Jork është aktualisht 2 deri në 3 metër, ndërsa pritet që të dyfishohet pasi shirat janë tejet të dendur.
Ndërsa qendra kombëtare amerikane e uraganëve njoftoi se Irene shkeli kufijtë nju-jorkezë në orën 14.00 (me Shqipërinë) dhe erërat ishin 100km/h.
Mes të gjitha raportimeve mbi uraganin Irene, mediat ndërkombëtare kanë njoftuar se një stuhi e fortë ka goditur ishujt Philipine duke lënë të vrare të paktën 8 persona, ndërsa është raportuar se era në Phillipine arriti 230km/h.
Tornadoja po shkon nga Philipinet në Tajvan.
Ndërsa për t`u rikthyer në Nju Jork, shqetësime të mëdha ka edhe në distriktin financiar i cili kërcënohet seriozisht nga përmbytjet.
Manhatani gjithashtu është nën të njëjtin kërcenim ndërsa në Uall Street, është ndërprerë plotësisht puna.
Transporti public, tokësor dhe ajror ka ndërprerë punën gjithashtu.
Ndërkohë që vazhdojnë lajmërimet dhe thirrjet për të qëndruar mbyllur në bodrume.
Në oqean pritet që dallgët të arrijnë të paktën në 8 metra lartësi.
Raportimet nga vendngjarja thonë se Statuja e Lirisë është errësuar dhe nuk duket si pasoje e uraganit.
Të paktën 370.000 persona jetojnë në zonat e ulëta të qytetit të Nju Jorkut.
Bregdeti veri-lindor është korridori më i populluar në SHBA, me më shumë se 65 milionë njerëz që jetojnë në qytetet e mëdha nga Uashington DC, në jug të Baltimores, Filadelfias, Nju Jork-ut dhe Bostonit.
Deri tani, uragani Irene ka shkaktuar 10 viktima./abcnews.al/