Në Francë, xhamitë ndërtohen më shpesh se kishat romano-katolike, ndërsa sot është konstatuar se numri i atyre që praktikojnë islamin dhe rregullat e tij është më i madh se i të krishterëve.
Numri i përgjithshëm i xhamive pothuajse është dyfishuar në dhjetë vitet e fundit, kështu që numri i tyre kalon 2.000. Kohët e fundit, udhëheqësi i shquar musliman në Francë, drejtor i Xhamisë së madhe të Parisit, Dalil Boubakeur, përsëri ka apeluar që numri i xhamive në Francë të dyfishohet dhe të tejkalon numrin 4.000, për ta përmbushur kërkesën e cila është në rritje. Në të kundërtën e kësaj, dekadën e kaluar janë ndërtuar vetëm 20 kisha romano-katolike, ndërsa mbi 60 janë mbyllur, shumica e të cilave janë destinuar për t'u shndërruar në xhami, thuhet në hulumtimet e ‘La Croix’, të përditshmes romano-katolike me seli në Paris.
Edhe pse 64 për qind e popullatës franceze (ose 41.6 milion prej 65 milion banorëshe) identifikohen si të krishterë, vetëm 4.5 për qind (ose 1.9 milion) janë në të vërtetë krishterë praktikues. Si krahasim, 75 për qind (4.5 milion) nga 5 milion muslimanë të Afrikës Veriore në Francë janë identifikuar si besimtarë, dhe 41 për qind (ose 2,5 milion), thonë se janë praktikues, thuhet në raportin e Institutit të opinionit publik në Francën (Ifop), të publikuar më 1 gusht. Në raport, gjithashtu thuhet, se më shumë se 70 për qind të muslimanëve francez agjërojnë muajin e Ramazanit.
Kur të gjitha këto merren parasysh, të dhënat e hulumtimit japin prova empirike se Islami është në rrugën e duhur që të arrij krishterimin dhe të bëhet religjioni dominues në Francë. Sipas numrit të tyre, i cili është në rritje, muslimanët e Francës janë duke u bërë më të sigurt se kurrë më parë. Si dëshmi e kësaj është se grupet muslimane kërkuan leje nga Kisha romano-katolike që kishat e tyre të zbrazëta t’i përdorin për t’i zgjidhur problemet e trafikut që i shkaktojnë mijëra muslimanë të cilët falen në rrugë për shkak të mungesës së hapësirës adekuate.
Në një letër drejtuar Kishës së federatës kombëtare franceze më 1 mars, Këshilli i muslimanëve demokrat dhe grupi i aktivistëve muslimian ‘Collectif Banlieues Respect’ u bën thirrje kishës katolike, në emër të solidaritetit ndërfetar, që kishat e tyre të zbrazëta t’ju lirojnë muslimanëve ditëve të premte që muslimanët t’i ikin lutjeve në rrugë dhe të bëhen peng të politikës. Çdo të premte, mijëra muslimanë të Parisit dhe të qyteteve të tjera franceze i vërshojnë rrugët dhe trotuaret, dhe kështu i mbyllin kompanitë, bizneset dhe popullatën jomuslimane në zyrat dhe shtëpitë e tyre deri në përfundim të namazit të xhumasë. Disa xhami kanë filluar t’i përdorin autoparlantet që hutbeja të dëgjohet në rrugë.
Çështja e lutjeve të paligjshme në rrugë u nis në dhjetor të vitit 2010. Kur Marine Le Pen, nga partia e frontit kombëtar, i dënoi si "pushtim, pa tanke dhe ushtarë." Gjatë takimit në Lion ajo namazin në rrugë e krahasoi me pushtimin nazist. "Për ata që duan të flasin rreth Luftës së dytë botërore, e nëse tashmë bëhet fjalë për pushtimin, atëherë ne mund të flasim për lutjet e muslimanëve në rrugë, sepse ky është pushtim i territorit. Ky është pushtim i pjesëve të territorit, të komunës në të cilën zbatohen ligjet fetare. Ky është pushtim. Natyrisht, nuk ka tanke, nuk ka ushtarë, por prapë se prapë është pushtim", tha Le Pen
Një pjesë e madhe e elektoratit francez pajtohen me këtë. Në fakt, çështja e namazit në rrugë po bëhet një ndër çështjet kryesore, ashtu sikurse roli i islamit në shoqërinë franceze, në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012. Sipas hulumtimit të Ifop-it për gazetën franceze Soir, gati 40 për qind të elektoratit francez pajtohen me pikëpamjet e Le Pen që namazet në rrugë kujtojnë okupimin. Opinionet tjera publike të botuar në gazetën ‘Le Parisien’ tregon se elektorati Le Pen, e cila udhëton në vend duke pohuar se mbi Francën është duke u kryer invazioni i muslimanëve dhe se Francën e ka tradhtuar elitat e saj, e shohin si kandidat i cili më së miri i përshtatet zgjidhjes së "problemit" të imigrimit muslimanë.
Kohët e fundit, presidenti aktual francez, Nikolas Sarkozi, namazet në rrugë i ka karakterizuar si "të papranueshme" dhe se ne nuk duhet lejuar që rruga të bëhet "zgjerim i xhamisë". Ai, gjithashtu, paralajmëroi se pushtimi i rrugëve nga ana e muslimanëve paraqet dëmtimin e shtetit laik francez, i cili e ndan shtetin dhe fenë. Më 8 gusht, ministri i brendshëm Claude Guéant ka thënë se muslimanët të cilët falen në rrugët e Parisit duhet t’i përdorin kasarnet e braktisura ushtarake. "Lutjet në rrugë nuk janë të pranueshme," tha Guéant. "Kjo duhet të ndalet."/islamgjakova/