
Për këtë amadament u zhvilluar një debat i gjatë në kuvend por në fund deputetët me shumicë votash rrëzuan këtë propozim, duke votuar në favor të propozimit nga Komisioni Funksional i Kuvendit të Kosovës.
Ministri i Arsimit, Ramë Buja ka thënë se Kuvendi është organi që merr përfundimisht vendimet, dhe beson se me këtë do të mbyllet debati për këtë temë.
Ndryshe çështja e futjes së mësibësimit në shkolla, është duke u debatuar që një kohë në vend. Madje kalimi i këtij amadementit është thënë se do të lëkund edhe koalicionin, pasi deputetët e Partisë së Drejtësisë që e kishin bërë këtë propozim kanë kërcënuar se nëse nuk miratohet do të largohen nga koalicionin qeverisë, por siç kanë thënë ata do të mbesin vetëm deputetë të Partisë së Drejtësisë. /indeksonline/