WikiLeaks dhe veriu de facto i ndarë!

WikiLeaks ka zbuluar një sërë dokumentesh konfidenciale të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, që janë dërguar tek institucionet kryesore në Washington. Në janar 2010, një kabllogram i dërguar shprehte shqetësimin se veriu, de facto, funksionon i ndarë.

 

“Nga perspektiva jonë, ne i shohim veprimet e Beogradit për rrymën, gjykatat dhe zgjedhjet për strukturat paralele si krijim i një ambienti që e forcon ndarjen”, thuhet në një prej letrave konfidenciale të Ambasadës, transmeton “Koha.net”.

Aty shtohet se partnerët ndërkombëtarë të SHBA-së hezitojnë të konfrontohen me Beogradin për çështjen e veriut edhe pse veprimet e tij janë në kundërshtim jo vetëm me ligjet e Kosovës, por edhe me Rezolutën 1244 të OKB-së.

Në letër thuhet se duhen hapa konkretë për të ndryshuar status-quon, duke ua bërë të qartë të dyja palëve - si në veri ashtu edhe në jug të Ibrit - se veriu është dhe do të mbetet pjesë e Kosovës. /Telegrafi/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat