Lëvizja “Bashkohu” ka paralajmëruar një protestë të radhës në ditën e Fitër Bajramit.
Kjo lëvizje ka njoftuar se qysh nesër në ditën e Bajramit do ta shpalos programin e aktiviteteve të veta, të cilat nisin me një protestë të paraparë të mbahet të premten, raporton Klan Kosova.
Ky reagim i kësaj organizate vjen pas kundërshtimit nga Kuvendi të amendamentit për futjen e lëndës fetare në shkolla, si dhe kundërshtimit, në kuadër të ligjit për arsimin para-unviersitar./indeksonline/