Gëzuar Fitër Bajramin!
Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH) uron gjithë shqiptarët «Gëzuar Fitër Bajramin»! Zoti qoftë përherë në anën e njeriut të sinqertë dhe të ndershëm gjatë rrugëtimit drejt të së vërtetës. Zoti shtoftë begatinë dhe harmoninë ndërfetare. Qoftë kjo festë simbol i bashkimit vëllazëror mes shqiptarëve!
Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH) uron në veçanti ata studentë, të cilët e përcollën këtë muaj të begatë duke qenë agjërueshëm. Zoti shtoftë të mirat drejt tyre për këtë sakrificë fizike e shpirtërore. Zoti ndriçoftë dijen mes tyre dhe ngacmoftë ambiciet pozitive drejt shkollimit të suksesshëm me meritë.
Me respekt dhe nderime
Redan Bushati
Kryetar i K.S.U.SH