Edhe pse ministri i Arsimit, Ramë Buja e konsideron të mbyllur çështjen e edukatës fetare në shkolla, Partia e Drejtësisë duket e vendosur që ta çojë përpara këtë punë.
Ministri është shprehur i zhgënjyer me deputetët e PDK-së që votuan kundër në Kuvend, por ka thënë se koalicioni nuk lëkundet nga refuzimi i mësim-besimit. Agani ka pohuar se Komisioni që do të formohet do të marrë praktikat evropiane dhe ligjet në fuqi, për të dhënë një rekomandim të ri në Kuvend. /indeksonline/