
Ndërsa, gazeta saudite “Er-Rrijad” tha se nëntëmbëdhjetëvjeçarja Amine Nessijb Seijdi ishte rritur në një familje të gjerë, e cila përbëhet nga 25 anëtarë, që të gjithë ata dinin përmendësh nga disa pjesë të Kur’anit, gjë që e shtyri atë të garojë me ta, madje edhe të konkurrojë në dy Qendra për Mësimin Përmendësh të Kur’anit Fisnik. Ajo kalonte 12 orë në ditë duke e mësuar Librin e Allahut, derisa arriti që për tre muaj ta mësojë tërë Kur’anin përmendësh.
Në fund, Aminja u kthye nga Jordania, pasi e kishte zënë vendin e parë në garën ndërkombëtare hashimite për mësimin përmendësh, leximin dhe komentimin e Kur’anit për femra, në të cilën morën pjesë pesëmbëdhjetë vende të botës. Ajo, njëherazi është edhe femra e parë që fiton këtë titull./Shembulli/
Burimi: http://www.alriyadh.com/2011/08/29/article662967.html