Skandal në Maqedoni, ilirët etiketohen si kusarë!

Komisioni Kombëtar për librat shkollor në Maqedoni ka bllokuar nxjerrjen në dritë të librit shkollor të klasës së gjashtë, për shkak të përmbajtjes mohuese dhe fyese për origjinën e shqiptarëve.

Problemi ka shpërthyer, pasi që në punimet e historisë së periudhës para epokës sonë ilirët thuhet se kanë qenë popull kusarë dhe se ky fis nuk janë paraardhës të shqiptarëve.

Anëtarët shqiptarë të Komisionit Kombëtar kanë reaguar dhe janë bllokuar punimet për hartimin e librit, që duhej të jetë i gatshëm për nxënësit e klasës së gjashtë në shkollat fillore që nga fillimi i këtij viti shkollor.

Anëtarët maqedonas nuk kanë pranuar që ilirët të njihen si paraardhës të shqiptarëve dhe se kanë kërkuar që ata të njihen si popull kusarë.

Lidhur me problemin krijuar janë informuar edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev dhe zëvendësministri Safet Neziri, mirëpo ata kanë paralajmëruar se do të gjejnë një zgjidhje të pranueshme, duke u bazuar në fakte historike.

Zoran Radic, kryetari i Komisionit Kombëtar, është një nga mohuesit të historisë shqiptare.

Anëtarët shqiptarë kanë vërejtje se përse nuk nënvizohet se ilirët ishin fis shqiptarë, por unë pyes se ku shkruan kjo në histori ? Gjithashtu kanë vërejtje se përse është shkruar se ilirët kanë qenë kusarë. Por, më thoni se cili vend që ka dalje në det nuk ka pasur kusarë?”, ka theksuar Radic.(INA)/Express/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat