Kush votoi për, e kush kundër edukatës fetare dhe bartjes së shamive në shkolla

PDK-ja tradhtoi partnerët e koalicionit në qeveri ditën e hënë. Propozimet e PD-së për votimin e dy amendamenteve: Edukatën fetare në shkolla dhe bartjen e shamive, nuk u mbështetën nga opozita, por as nga PDK-ja. KTV-ja ka raportuar, mbështetur në një procesverbal të votimit në seancën e 29 gushtit, se shumica e deputetëve të PDK-së dhe LDK-së votuan kundër.

“Prej 29 deputetëve të PDK-së, 7 deputetë votuan për futjen e edukatës fetare në shkolla. Ata janë: Elmi Reçica, Latif Gashi, Zenun  Pajaziti, Ganime Musliu, Safete Hadërgjonaj, Arsim Bajrami e Valbona Dibra. 22 deputetët e tjerë të PDK-së të pranishëm në sallë votuan kundër” raporton televizioni.

Më tej prej 18 deputetëve të LDK-së, vetëm katër votuan  për futjen e edukatës : Ali Sadriu, Lufti Haziri, Imri Ahmeti dhe Arben Gashi. 14 deputetët e tjerë të partisë së Isa Mustafës votuan kundër. Për edukatën fetare, PD mori edhe përkrahjen e minoriteteve ndërsa AAK votoi kundër.

Për çështjen e bartjes së shamive në shkolla, u deklaruan 64 kundër, ndërsa vetëm 18 votuan për. Kësaj radhe, të gjitha partitë kryesore, PDK, LDK e AAK ishin kundër. Vetëm tre deputetë shqiptarë votuan pro, Ganimete Musliu e PDK-së, Ali Sadriu i LDK-së dhe Ukë Rugova. /indeksonline/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat