Lëvizja "Bashkohu" u bën thirrje të gjithë besimtarëve muslimanë në Kosovë të dalin ta falin namazin e xhumasë, më datën 02.09.2011, tek Trekëndëshi në Prishtinë, për të kërkuar realizimin e të drejtave elementarëve të muslimanëve:
THIRRJE
Mjaft më me diskriminim ndaj muslimanëve në Kosovë!
Ejani të bashkohemi në namazin e xhumasë tek trekëndëshi, me datën 02.09.2011, që të kërkojmë realizimin e të drejtave tona, siç janë: ndërtimi i xhamisë së madhe në Prishtinë, lejimi i shamisë në institucione dhe mësim-besimi në shkollat publike të vendit tonë.
Lëvizja “Bashkohu“