Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës: Të BOJKOTOHET regjistrim i popullsisë në Serbi

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë në Seancën e mbajtur me 3 shtator 2011 aprovon këtë konkluzion.

Pas  analizës përbajtësore të aktiviteteve të zhvilluara nga enti republikan për statistikë, në procesin e regjistrimit të popullsisë, Kuvvendi, fton qytetarët shqiptarë në BOJKOTIMIN  e regjistrimti të popullsisë që do të mbahet në tetor të vitit 2011.

A  r  s  y  e t  i m

- Mosekzistimi i formularëve në gjuhën shqipe, që cënon të drejtën e respektimit të gjuhës amtare,

- moskrijimi i kushteve për kthimin e popullatës së dëbuar më 1999,

- largimi në masë i popullatës që nga viti 1999 për shkaqe pasigurie,

- pengesat në paisjen e qytetarëve me dokumentacion personal, veçanarisht problemet në

rregullimin e venbanimeve,

- centralizimi i i metodës së zgjedhjes së instruktorëve dhe regjistruesve,

- paisja e refugjatëve serb dhe rom nga Kosova, Kroacia e Bosna me dokumentacion vendbanimi,

Rrezikon ndryshimin artificial të strukturës demografike të këtyre komunave.

 

Preshevë, 3 shtator 2011

Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat