Shteti i Vatikanit, i njohur ndryshe si qendra e katolicizmit në botë, nuk e ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e Selisë së Shenjtë për Kosovën”, ka deklaruar Lombardi, duke përgënjeshtruar një pjesë të mediave kosovare që transmetuan deklaratën e apostullit për Kosovën dhe Slloveninë në Selinë e Shenjtë, Julius Janis.
Ky i fundit gjatë disa meshave në Kosovë, paralajmëroi se Vatikani së shpejti do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se lajmet e mira do të vijnë nga Vatikani. /Start/