Nesër me 13 shtator në Bujanoc protestë gjithpopullore "Lexo, Mëso, Jeto SHQIP"

Të pakënaqur me gjendjen në arsimin shqip, përfaqësuesit e partive politike shqiptare nga Lugina e Preshevës kanë organizuar protestë gjithë popullore ditën e martë në qytetin e Bujanocit, ku tubimi do të bëhet në ora 12 para xhamisë së qytetit.

Një javë më vonë, protesta do të vazhdojë edhe në Preshevë për shkak të problemeve në funksionimin e administratës shtetërore.

"Vendimin për mbajtjen e protestës e kanë miratuar seanca e tre Kuvendeve shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja" ka deklaruar kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa. Sipas tij, këtë vendim nuk ka të drejtë askush ta ndryshojë asnjë parti politike.

Kjo protestë mbështet edhe nga i gjithë spektri joqeveritarë në Luginë të Preshevës, OVL UÇPMB-së si dhe Këshilli për të drejtat e njeriut./presheva.com/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat