Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan fjalimin e tij të parë në kuadër të turneut në Afrikën e Veriut e bëri në Ligën Arabe.
Duke thënë se "marrëdhëniet me Izraelin nuk kanë për tu normalizuar nëse nuk përmbushen kushtet që kërkojmë", Kryeministri i Turqisë vuri edhe një herë në dukje vendosmërinë e Turqisë.
"Për ne ky raport nuk ka asnjë vlerë dhe nuk do të ketë. Ky raport i cili është rob i tezave të Izraelit, për ne është i pavlefshëm. Unë ju them se ne nuk njohim asnjë dispozitë që e lë Gazën nën bllokadë. Ata që do ti mbyllin sytë përpara qëndrimit të përkëdhelur të Izraelit, me në krye Kombet e Bashkuara, do të jenë ortakë të krimit. Kur Izraeli të bëhet një shtet që tregon respekt ndaj të drejtës për të jetuar atëherë edhe marrëdhëniet do të normalizohen. Ne nuk kemi për ta njohur embargon që i aplikohet Gazës. Përpjekje do të bëhen për të vënë në lëvizje Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Iniciativat ku do të kërkohet e drejta, do të përkrahen prej nesh. Për një rend më të drejtë ashtu si individët edhe shtetet janë të detyruar të paguajnë për krimet që kanë bërë. Ne si Turqi, do të vazhdojmë të bëjmë ato që duhen në mënyrë që aktet kundër vendit tonë dhe ligjeve ndërkombëtare të mos mbeten pa u shpaguar", tha Kryeministri Erdoan./TRT/