
Ky grand sigurohet përmes Fondit të ambasadorit për mbrojtje të kulturës, program i financuar nga Departamenti i shtetit i SHBA-ve, njoftojnë nga Ambasada amerikane në Shkup.
“Që nga themelimi i Fondit të ambasadorit për mbrojtje të kulturës në vitin 2001, Ambasada e SHBA-ve ka financuar dhjetë projekte në Republikën e Maqedonisë, që ka fituar mbështetjen më të madhe përmes këtij programi nga cilido shtet tjetër në Evropë”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Ky program u themelua nga Kongresi i SHBA-ve për të ndihmuar shtetet në zhvillim në mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e trashëgimisë së tyre të rëndësishme kulturore. Fondi në fjalë, thonë nga përfaqësia diplomatike, demonstron përkushtimin e SHBA-ve për të mbrojtur trashëgiminë tonë të përbashkët në tërë botën duke ndihmuar në mbrojtjen e pasurive kulturore për gjeneratat e ardhshme.Firmosja zyrtare do të bëhet në oborrin e Xhamisë së Larme në Tetovë./koha.mk/