
Gazeta, e cila si burim të informacionit thekson se një kryengritës, sqaron se mercenarët janë kapur në ndërtesë të kompanisë së sigurimit në qytetin Misrata.
Kryengritësit, gjithashtu, kanë vrarë mercenarë nga Bosnja, Ukraina, Rusia dhe Kolumbia, shton gazeta kroate.
Shumë nga ushtarët me përvoja nga luftërat në ish-Jugosllavinë kanë shkuar në Libi, për të luftuar së bashku me ushtritë e Moamer Gadafit kundër kryengritësve, të cilët tani kontrollojnë një pjesë të madhe të vendit, duke përfshirë edhe kryeqytetin Tripoli dhe zhvillojnë luftëra të rënda në qytetin Sirt./lajmeshqip/