Në një raport mediatik të bërë publik këto ditë, jepen të dhëna befasuese dhe të papritura lidhur me ngjarjet që pasuan 11 shtatorin 2001, ku një numër i madh amerikanësh përqafojnë islamin çdo vit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Forumi për marrëdhëniet islamo – amerikane, gjatë vitit të parë pas 11 shtatorit 2001, numri i amerikanëve që përqafonin islamin arriti në 34 mijë. Sakaq, gjatë këtyre dhjetë viteve, mesatarisht çdo vit 20 mijë amerikanë përqafojnë islamin, ku 80 % e tyre janë femra dhe pjesa tjetër meshkuj.
Kanali televiziv Franc Plus, para disa kohësh pati raportuar se bazuar në studime dhe hulumtime gjatë këtyre dhjetoj viteve:”Islami do të zërë vendin e parë të listës gjatë fushatave zgjedhore amerikane, kjo edhe pse sipas të gjithë informacioneve, Amerika nuk është e rrezikuar aktualisht nga sulme të mundshme nga Alkaeda. Aq më tepër që myslimanët nuk janë komunitet me peshë demografike, pasi përqindja e tyre nuk e kalon 1 % e popullatës.
Kandidatët republikanë pajtohen me lëvizjen ekstremiste të krishterë “Tea” se rreziku me të cilin përballet Amerika nuk qëndron vetëm në praninë islame mbi tokat e saj, por tek nënshtrimi i Amerikës ndaj një lidershipi me origjinë islame, Barak Obama, i cili e ka kaluar fëmijërinë dhe rininë në Indonezi, vendi më i madh i botës islame./AO/