Shqiptarët mbesin të izoluar në veri

Komiteti për Siguri i Mitrovicës,  ka vlerësuar sot në një takim se banorët shqiptarët të veriut janë bllokuar si pasojë e barrikadave të vëna nga serbët.

“Situata në përgjithësi është e qetë, përderisa bllokadat e rrugëve nga grupet serbe e kanë tensionuar dhe kanë bërë që problemet për qarkullim për banorët e veriut, sidomos për ata joserbë, të jenë të mëdha”, ka thënë nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Riza Haziri.

Ai ka thënë se vendosja e policisë dhe doganierëve të Republikës së Kosovës në pikat kufitare në veri, është shumë e rëndësishme për vendosjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të Kosovës.

Haziri ka vlerësuar se me këtë do të krijohen rrethanat për kthimin e normalitetit në veri. Haziri ka kërkuar nga strukturat e sigurisë që të marrin masa për largimin bllokadave rrugore, që, sipas tij, kanë vështirësuar jetën e qytetarëve në atë pjesë të vendit./indeksonline/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat