Serbia po përgatitet për luftë

Serbia po përgatit rezervistët e saj për luftë me Kosovën në tetor. Alarmi është ngritur nga Këshilli i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Beograd. Mediat Kosovare raportojnë se kjo organizatë ka marrë letrën e një mashkulli që para disa ditësh e ka marrë një ftesë nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë që të jetë në gatishmëri për gjendje luftë më 5 tetor 2011.

“Ky person nëpërmjet hetimeve në interent, por edhe nëpërmjet kontakteve të tij, ka ardhur deri tek njohuria se po bëhet fjalë për formimin ose ribërjen e njësive ushtarake rezervistë ne Pozharevc, në rast lufte”, ka thënë drejtoresha e Këshillit të Helsinkit, Sonja Biserko.

Ky person, emri i të cilit është i njohur për OJQ-në ka refuzuar të luftojë dhe tani ka frikë se mund të dënohet me burg për mosgatishmërinë e tij për të luftuar. Ai ka thënë se do të ankohet edhe në organe të tjera.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka refuzuar të flasë për këtë rast. /albeu.com/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat