
Në një kohë kur udhëheqja palestineze bëhet gati të depozitojë këtë javë pranë OKB-së kërkesën për t’u njohur nga bota si shtet i pavarur, shumica e pjesëmarrësve në një anketë në shkallë globale mbrojnë mendimin për njohjen e Palestinës.
Anketa është realizuar nga BBC në 19 vende të ndryshme. 49% e të anketuarve shprehën mendimin se vendet e tyre duhet ta njohin Palestinën si shtet në OKB.
Kurse ata që dalin kundër njohjes së Palestinës janë 21%. Një grup prej 11% janë të mendimit që vendet e tyre duhet të mbajnë një qëndrim asnjanës ndaj çështjes në fjalë, kurse 19% kanë nuk kanë shprehur asnjë opinion.
45% e amerikanëve janë për njohjen e Palestinës, kurse 36% e tyre dalin kundër kësaj. Përkrahja më e madhe Palestinës nga vendet arabe, ku bën pjesë edhe Turqia, i erdhi nga Egjipti.
90% e egjiptianëve mbështetin Palestinën, kurse 60% e turqve kërkojnë njohjen e Palestinës si shtet i pavarur.
Palestinën e kanë përkrahur shumica e pjesëmarrësve në anketën e zhvilluar në Kinë, Francë, Gjermani./trt/