
Por, jo vetëm kaq. Gjatë tërë pasdites së të dielës në shumë pjesë të Zvicrës ka reshur edhe borë. Më së shumti kjo ka ndodhur në Arosa, ku bora e parë e kësaj stine ka mbërritur lartësinë deri në 50 cm.
Po ashtu me dëborë janë mbuluar edhe regjione tjera, si pika të caktuara të Engadinit. Atje ka pasur borë me trashësi nga 30 deri 35 cm. Ndërsa edhe në lokalitetet në lartësi rreth 1000 metra, si në Andeer bora kishte bërë punën e vet.
Por, siç njoftojnë stacionet meteorologjike, ky invazion i parakohshëm i dimrit do të jetë jetëshkurtër. Të martën do të zbuten temperaturat ndërsa nga e mërkura ato do të ngrihen deri në 22 gradë, kur sërish do të kemi kthim të një vere të vonë./albinfo/{jathumbnail off}