
Në një intervistë për të përditshmen Nju Jork Tajms, ministri Davutoglu, theksoi se aleanca turko-egjiptiane nuk do të ishte e drejtuar kundër Izraelit, as kundër Iranit, ose kundër ndonjë shteti tjetër.
Sipas tij, aleanca do të ishte “bosht i demokracisë” së dy vendeve më të mëdha në rajon./ina/