
Vendimi:
III. Veprimi jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre:
1. Deputetët nuk gëzojnë imunitet nga ndjekja penale për veprimet dhe vendimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre. Kjo ka të bëjë me ndjekjen penale për veprat penale të cilat pretendohen të jenë kryer para fillimit të mandatit të tyre dhe gjatë rrjedhës së mandatit të tyre si deputetë;
2. Deputetët nuk gëzojnë imunitet nga paditë civile për veprimet dhe vendimet jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre;
3. Deputetët e Kuvendit nuk mund të shkarkohen përveç arsyeve të përcaktuara në nenin 70 të Kushtetutës.
IV. Arrestimi apo ndalimi tjetër i deputetit:
1. Deputeti mund të arrestohet apo ndalohet gjatë kohës që është duke kryer detyrat e tij/saj, pra në mbledhje plenare të Kuvendit dhe/ose në mbledhje të komisioneve të tij, pas vendimit të Kuvendit.
2. Deputeti mund të arrestohet apo ndalohet gjatë kohës që nuk është duke kryer detyrat e tij/saj, pra kur nuk ka mbledhje plenare të Kuvendit ose mbledhje të komisioneve të tij, edhe pa vendim të Kuvendit.
3. Deputeti mund të arrestohet apo ndalohet nëse kapet në kryerje e sipër (in flagrante) të një vepre të rëndë penale, që është e dënueshme me pesë (5) ose më shumë vjet burgim, edhe pa vendim të Kuvendit.
4. Deputeti mund të arrestohet apo ndalohet kur mandati i tij/saj mbaron për shkak të dënimit me një ose më shumë vjet burgim me një vendim gjyqësor të formës së prerë për shkak të kryerjes së veprës penale.
V. “Përderisa është duke kryer detyrat e tij/saj” nënkupton punën gjatë mbledhjeve plenare të Kuvendit dhe mbledhjeve të komisioneve të tij.
Në ora 16:30 ka përfunduar marrja në pyetje e deputetit të PDK-së Fatmir Limaj në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, për rastin e MTPT-së. Limaj është parë të dalë nga Gjykata, kurse avokati i tij ka pohuar se nuk ka asnjë dëshmi që do të mund të implikonte Limajn në rastin e shpërdorimi të milionave./indeksonline/