Omani dhe Bregu i Fildishtë njohin Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj kanë marr sot konfirmimin nga ministri i Punëve të Jashtme i Sulltanatit të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdulla për njohjen e plotë të pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.

“Kryeministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm i Omanit janë pajtuar që shumë shpejt ndërmjet dy shteteve të lidhen marrëdhënie diplomatike, përmes shkëmbimit të ambasadorëve. Takimi në mes kryeministrit Thaçi dhe Hoxhaj me ministrin e Jashtëm bin Abdullah është zhvilluar në Ambasadën e Sulltanatit të Omanit pranë OBK’së në Nju Jork”, thuhet në një komunikatë të MPJ’së.

Shteti i radhës që e ka marrë hapin e njohjes së pavarësisë është Bregu i Fildishtë.

Portali Indeksonline ka mësuar nga burimet e afërta me zhvillimet se njohja e këtij shteti afrikan është zyrtare dhe do të bëhet publike së shpejti.   "Njohja është konfirmuar në New York nga presidenti i këtij vendi, Alassane Ouattara i cili është takuar me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj" ka thënë burimi për portalin.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka vizituar këtë vend gjatë verës ku pas takime të shumta me zyrtarë shtetërorë duke kërkuar njohjen e Kosovës. /indeksonline/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat