Udhëheqja palestineze po përgatitet të bëjë kërkesën për anëtarësim në Kombet e Bashkuara si një shtet palestinez.
Presidenti amerikan Obama sot do të takohet në fillim me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, pastaj me Kryetarin e Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas.
Në një periudhë kur palestinezët shpresojnë në realizimin e aspiratës shumëvjeçare për të qenë një shtet i njohur botërisht, disa vende me në krye Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mundohen të pengojnë dorëzimin e letrës së Palestinës në OKB.
Presidenti amerikan Barak Obama, i cili më parë e kishte shprehur me zë të lartë aspiratën për një Palestinë të pavarur, sot do të takohet me liderin palestinez, Mahmud Abbas për ta bindur të heqë dorë nga bërja e Kërkesës. Për më tepër takimi Abbas-Obama do të realizohet menjëherë pas takimit të Obamës me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.
Obama do të mundohet ta bindë Abasin se rruga për një Palestinë të pavarur nuk kalon nga OKB-ja, por nga bisedimet e paqes me Izraelin.
Disa politikanë amerikanë thonë se në rast se Palestina nuk bën hap prapa, atëherë mund të ndërpritet edhe ndihma me vlerë 500 milionë dollarë që Amerikan i jep çdo vit Palestinës.
Sipas themeluesit të Organizatës së Diplomatëve të Pavarur, Carne Ross, kjo nismë është një përpjekje e Obamës për të mos rënë ndesh me politikën e brendshme dhe me lobin çifut në Amerikë në prag të zgjedhjeve, vetëm se në rast se Palestina do të kthehet me duart bosh nga Nju-Jorku, atëherë do të jenë sërish Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që do të humbasin në Lindje në Mesme.
Krahas SHBA edhe vendet e tjera të Katërshes së Lindjes së Mesme po punojnë për parandalimin e një debati palestines në OKB.
Katërshja e Lindjes së Mesme mundohet ta bindë Palestinën të ulet në tryezë me Izraelin, por ende nuk gjetur konsensusin e brendshëm mbi një deklaratë të përbashkët.
Ndërkaq bëhet fjalë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon me qëllim pengimin e nismës palestineze mund të mos ia dërgojë letrën e Palestinës menjëherë Këshillit të Sigurimit, por ta mbajë atë në sirtar për një kohë.
Pavarësisht gjithë këtyre presioneve sytë janë kthyer nga Mahmud Abasi, i cili ka deklaruar se nuk do ketë tërheqje nga vendimi i marrë.
Në rast të mos realizimit të njohjes, Palestinës mund ti jepet në Asamblenë e Përgjithshme statusi i ngjashëm me të atë të Vatikanit, anëtar me të drejta vëzhguese./TRT/