
"Sot, dhe sa herë të mundemi, ne do të bëjmë gjithë çka mundemi që ta parandalojmë “Tregtinë e Lirë” me Serbinë, apo më mirë, invazionin tregtar që po na imponohet pa marrë parasysh vullnetin tonë politik. Aksioni ynë sot është në konfirmim të kërkesës sonë të vazhdueshme për sovranitet dhe dinjitet, në konfirmim të thirrjes sonë qytetare për të ndihmuar e për të mbrojtur prodhimin vendor. Nëse këtë mbrojtje nuk e ofron qeveria sepse është edhe e paaftë, e padëshiruar, dhe e kompromituar, atëherë ajo le të shkojë, vendin tonë e mbrojmë vetë ne, qytetarët e saj, edhe ekonomikisht, edhe territorialisht!", thuhet në një njoftim. /indeksonline/