
Sipas statistikave që janë prezantuar, popullsia e Kosovës po plaket. Në vitin 2003 kur edhe është bërë anketa e fundit demografike, Kosova nga mosha 0 deri në 15 vjet ka pasur 33% të popullsisë, ndërsa sot, 8 vjet më vonë, kjo shifër ka rënë në 28%. Statistikat e vitit 2003 paraqesin mesataren e të dhënave në 3 fëmijë për një femër, ndërsa në vitin 2009 është zvogëluar në 2. Përfaqësuesit e Entit të Statistikave e konsiderojnë këtë trend si rënie drastike të natalitetit në Kosovë, raporton KTV-ja.
Vendet rurale vazhdojnë të jenë më të banuarat me 63 për qind të popullsisë, ndërsa migrimi vazhdon të mbetet karakteristikë e popullsisë së Kosovës./koha/