Basha mbërrin në punë me biçikletë

Kryebashkiaku, Lulzim Basha ka mbërritur sot në punë me biçikletë. Në ditën botërore pa makina, ai nuk e ka quajtur një gjë të re përdorimin e biçikletës, duke thënë për mediat se një gjë të tillë e bëjnë qindra qytetarë.

Sipas tij, sot është dita për të reflektuar për pastërtinë e qytetit.

“Sot gjërat janë ndryshe pasi edhe pse kam qef të udhëtojë me biçikletë unë nuk kam ku ta vendos atë. Disa nga arsyet që qytetarët nuk përdorin biçikletat është edhe se nuk kanë ku t`i vendosin. Arsyeja e dytë është sepse trafiku shikohet si një rrezik për çiklistët”- tha Basha.

Sipas tij, bashkia do te marre masa që biçikleta të jetë mjeti i preferuar për qytetarët.

Basha theksoi se shume shpejt do të ndërtohet një stacion për biçikletat, korsi biçikletash, deri në ndërtimin e 22 mijë km rrugë për biçikleta. /albeu.com/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat