Aksident tragjik, vdes një shtatzënë dhe një fëmijë 2-vjeç

Mitrovicë - Mbrëmë rreth orës 20:00 ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor në të cilin kanë humbur jetën dy persona.

Në njoftimin e policisë thuhet se aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë - Prishtinë, përkatësisht në afërsi të marketit "Emona" në Vushtrri. Në këtë aksident ishin përfshirë, dy automjete civile, "Mercedes" dhe "Golf V", të dyja me targa vendore.

Në këtë aksident, jetën tragjikisht kanë humbur, një grua shtatzënë dhe një fëmijë 2-vjeçar, i gjinisë femërore.

Vdekjen e viktimave të këtij aksidenti, e kanë konfirmuar mjekët përgjegjës në QKUK Prishtinë./qik/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat