30 ditë arrest shtëpiak për Limajn

EULEX-i e ka konfirmuar masën prej 30 ditësh arrest shtëpiak për deputetin Fatmir Limaj. Misioni evropian njofton se atij i është konfiskuar përkohësisht pasaporta. Sipas njoftimi, një gjykim kryesor pritet të nisë. "Muajin e kaluar, aktakuza kundër Limajt dhe 9 të pandehurve të tjerë në rastin Kleçka u konfirmua dhe një gjykim kryesor pritet të nisë. Aktakuza ngarkon të pandehurit me disa pika të krimeve të luftës që mendohet se janë kryer në vitit 1999 në një qendër të improvizuar paraburgimi në fshatin Kleçkë.", thuhet në komunikatën e EULEX-it./indeksonline/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat