Dëshmitari kundër Karaxhiçit: Ma përdhunuan tërë familjen dhe fëmijët e mitur

Në gjykimin e sotëm të kriminelit serb, komandantit Radovan Karaxhiç në Hagë, një dëshmitar boshnjak anonim me kodin KDZ-051 ka rrëfyer për tmerret dhe krimet serbe në verën e vitit 1992. 

Ai para trupit gjykues dhe kriminelit serb Karaxhiç ka rrëfyer se si në verën e këtij viti po mbahej peng me familjen e tij në shkollën e mesme të Rogaticës. Ai ka përshkruar se si ushtarët serb të udhëhequr nga Karaxhiç kishin përdhunuar tërë familjen e tij.

“Vajza ime vetëm 7 vjeç e gjysmë disa herë ishte përdhunuar. Gjithashtu edhe djali im 13 vjeçar ishte dhunuar me muaj. Më dhunuan edhe mua, por këtë e përbirë. Ma e keqja është se mu kanë dhimbsur fëmijët dhe pamjet rrënqetëshe që kurrë nuk i harroj. Deri tani nuk kam pasur fuqi me pyet gruan se a e kanë dhunuar edhe ate, por edhe ate e kishin përdhunuar, dhe nuk dua të bisedojë këtë punë me ate”, deklaroi dëshmitari boshnjak duke rrëfyer para syve të kryekriminelit serb, por duke derdhur lotë para gjykatës.

Dëshmitari ka thënë se gjitha këto tmerre dhe krime përdhunuese për tre muaj i kishin kryer çetnikët e Pançevës së bashku me komshinjtë e tij, që njiheshin dhe kishin jetuar me dekada. “Për këto krime kanë pasur njohuri tërë komanda, policia ushtarake dhe çetnikët, sepse kjo bëhej në mënyrë të organizuar”, fliste dëshmitari.

Karaxhiçi është i akuzuar edhe për dhunimin dhe gjenocidin ndaj boshnjakëve në Rogaticë dhe 19 komuna tjera në Bosnjë-Hercegovinë.

Qindra boshnjakë të zënë rob dhe që ishin mbajtur në shkollën e mesme “Veljko Vlahoviq”, sipas dëshmitarit KDZ – 051, për çdo ditë rriheshin, dhunoheshin, maltretoheshin dhe detyroheshin për punë të rënda. Disa prej tyre merreshin dhe zhdukeshin, vriteshin në mënyrën më mizore.

Në këtë logor disa herë ka qenë i pranishëm edhe Rajko Kushiç, komandanti i Ushtrisë së Republikës Serbe dhe një nga bashkëpunëtorët nën urdhrin e Karaxhiçit.

Karaxhiçi në fjalën e tij ka theksuar se ky dëshmitar ka pasur një status të privilegjuar gjatë qëndrimit në këtë shkollë. Por dëshmitari i është kundërpërgjigjur: “Duhet të pyesni për këtë se kush ju ka thënë, por nuk e dij se çfarë privilegji është kur tërë familje të dhunohet me muaj të tërë. A nuk është krim përdhunimi i fëmijëve, apo dërgimi i djalit tim fëmijë për të groposur trupat e vrarë të boshnjakëve dhe për të gërryer gropa për snajperistët dhe paramilitarët serb”. Dëshmitari i radhës do të paraqitet më 27 shtator të këtij viti. (INA)


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat