
Burime të besueshme të Qendra.info bëjnë të ditur se Lëvizja për Bashkim së shpejtim pritet t’I bashkohet koalicionit qeverisës, duke marrë edhe poste në qeveri të vendit. Po sipas këtyre burimeve, kjo edhe është arsyeja kryesore e largimit të saj nga Lëvizja Vetëvendosje. Mësohet se bashkimi i Lëvizjes për Bashkim në Qeveri do të reflektoj edhe ndryshime në koalicion, pasi përmendet mundësia e largimit nga pushteti të Partisë së Drejtësisë. Kjo parti përfaqësohet në Qeveri me Ferid Aganin, ministër aktual i Shëndetësisë, i cili është edhe kryetar i PD-së.
“Me largimin nga koalicioni të PD-së Qeveria do të largonte frymën e fanatizmit islamik nga Qeveria dhe do të afronte frymën nacionaliste, që do të ndikoj edhe në imazhin brenda dhe jashtë”, thotë ky burim.
Mirëpo thuhet se Qeveria me LB-në do të jetë më dorështrenguar përsa i përket posteve që do t’ia ofroj në raport me PD-në. Derisa PD-ja kishte poste ministrore, për LB-në thuhet se do t’i ofrohen poste zëvendësministrash.
LB-ja është e përfaqësuar me dy deputetë në Kuvendin e Kosovës, të cilët kanë fituar në kuadër të listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. /Qendra.info/