Ndjekja e euleksit (video)

Në një video të publikuar në internet, nga disa të rinj serb, tregohet se sa e vështirë është gjendja në veriun e Kosovës, edhe për ruajtësit e rendit atje, euleksin. Në këtë video e cila zgjatë më tepër se 10 minuta, shihet se si serbët i ndjekin makinat e policisë së euleksit dhe i sulmojnë ata.

Në video shihet një makinë e policisë italiane(Carabinieri) të cilës disa serbë me një makinë i vihen prapa duke e përcjellë dhe duke e ngacmuar në disa raste, me qëllim që t’ia tërheqin vërejtjen dhe ta dërgojnë aty ku ata dëshironin. Në të njëjtën kohë, serbët, komunikojnë me grupe të tjera që gjinden nëpër rrugë duke iu dhënë udhëzime se kur ata duhet ta bllokonin rrugën.

Në momentin që policia e euleksit arrin në një urë, aty shihen se si bllokohet rruga nga një kamion dhe nga vetura del njëri që vrapon në drejtim të makinës së policisë për të sulmuar atë. Për fat, vetura e policisë arrin ti shmanget kësaj bllokade dhe të shpëtoj pa ndonjë telashe më të madha. Personi i cili shihet duke sulmuar policinë, pëson një lëndim të vogël gjatë këtij aksioni, pasi rrëzohet duke ndjekur makinën. Përkundër kësaj, ata me shpejtësi kthehen në veturë dhe vërsulen pas makinës së policisë, dhe të nervozuar për lëndimin thonë: ‘’Tash do ta ndjekim deri te Zoti, tash më ka nervozuar’’. Për më tepër, shikojeni videon me pamje pa koment./Shembulli.COM/

{youtube width="630" height="520"}6pEdXHuBqww{/youtube}


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat