
Të pranishmëve, fillimisht iu drejtua Fuad Ramiqi, i cili paralajmëroi leximin e manifestit të lëvizjes Bashkohu, pasi që kohëve të fundit ishte përfolur shumë aktiviteti i kësaj lëvizjeje. Pas leximit të këtij manifesti, fjalën përsëri e mori Fuad Ramiqi. Ai ndër të tjera tha se ne jemi njerëz të këtij vendi, jemi shqiptarë dhe nuk kemi ardhur nga askund, nuk jemi “talebanë”, kjo është toka jonë, ne kemi kontribuar për këtë vend.
Ramiqi paralajmëroi se protestat do të vazhdojnë edhe në qytete tjera të Kosovës./Shembulli.COM/