- 29 nëntor 1947:
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën 181 për ndarjen e Palestinës, dhe krijimin e dy shteteve, një hebre dhe një arab, ku Jerusalemi merr status ndërkombëtar. Rezoluta hidhet poshtë nga vendet arabe.
- 28 maj 1964:
Krijohet Organizata për Çlirimin i Palestinës (OÇP) në Kongresin I kombëtar palestinez (parlament). Miratohet një kartë ku kërkohet e drejta për vetëvendosje dhe për sovranitet për palestinezët, duke hedhur poshtë krijimin e Izraelit.
- 1-9 qershor 1974:
OÇP pranon idenë e një autoriteti kombëtar mbi çdo pjesë të çliruar të Palestinës.
- 22 nëntor 1974:
Asambleja e Përgjithshme njeh të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje e pavarësi dhe i jep një status vëzhguesit OÇP-së.
- 6-9 shtator 1982:
Lidhja Arabe miraton një plan, që rimerr atë të prezantuar në gusht 1981 nga princi saudit i kurorës Fahd.
- 15 nëntor 1988:
Shpallet në Algjer "shteti i pavarur palestinez", pranohen rezolutat 242 dhe 338 të OKB-së, që kërkojnë tërheqjen izraelite nga territoret e pushtuara në vitin 1967 dhe një zgjidhje të negociuar.
- 13 shtator 1993:
Pas gjashtë muajsh negociata sekrete në Oslo, Izraeli dhe OÇP vendosin një njohje reciproke dhe nënshkruajnë në Uashington një Deklaratë në parim mbi një autonomi të përkohshme palestineze për pesë vjet. Kryeministri izraelit Yitzhak Rabin dhe kreu i OÇP-së, Jaser Arafat në një shtrëngim historik duarsh.
- 1 korrik 1994:
Arafat krijon në Gaza Autoritetin Palestinez, ku do të të zgjidhet president në janar 1996.
- 12 mars 2002:
Në rezolutën 1397 të Këshillit të Sigurimit përmendet për herë të parë shtetin palestinez.
- 30 prill 2003:
Publikohet Plani i Paqes i hartuar nga Katërshja për Lindjen e Mesme (SHBA, OKB, BE dhe Rusia) që parashikon një shtet palestinez deri në vitin 2005. Palestinezët e pranojnë, Izraeli e miraton në maj, por i shton 14 pika rezervë.
- 14 qershor 2009:
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu pranon parimin e një shteti palestinez, me kushte të ashpra.
- 25 gusht 2009:
Kryeministri Salam Fajad paraqet një program veprimi dyvjeçar për të hedhur themelet e një shteti palestinez.
- 8 tetor 2010:
Lideri palestinez, Mahmud Abas, paraqet në një takim arabe në Sirte (Libi) një sërë alternativash mbi bisedimet e paqes të bllokuara, ndër të cilat edhe një kërkesë për anëtarësimin në OKB të një shteti palestinez sipas kufijve të vitit 1967.
- 23 shtator 2011:
Mahmud Abbas i paraqet Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban
Ki-Moon kërkesën për anëtarësimin në OKB të shtetit të Palestinës.
Ndërsa gjeopolitika e territorit palestinezë është si më poshtë:
GJEOGRAFIA:
Bregu Perëndimor (WB) dhe Rripi i Gazës (GS) kanë një sipërfaqe prej 6 020 kilometrash katrore. Bregu Perëndimor ndodhet në lindje të Izraelit dhe perëndim të Jordanisë. Rripi i Gazës ndodhet në jugperëndim të Izraelit dhe kufizohet në perëndim dhe jug nga Egjipti.
POPULLSIA:
Rreth 4,1 milionë banorë, ku 2,5 milionë jetojnë në Bregun Perëndimor dhe 1,6 milionë të tjerë në Rripin e Gazës .
Më shumë se 300 000 izraelitë kanë okupuar Bregun Perëndimor, pa përfshirë 200 000 të tjerë rezidentë në Jerusalemin Lindor.
GJUHA ZYRTARE:
Arabishtja.
KRYEQYTETI:
Palestinezët duan të bëjnë kryqytet Jerusalemin Lindor. Autoriteti Palestinez e ka qendrën në Ramallah, Bregun Perëndimor që kur u dëbua nga Gaza nga Hamasi.
QYTETET KRYESORE:
Bregun Perëndimor: Hebron, Nablus, Ramallah, Xheriko, Xhenin, Betlehem, Tulkarem.
Rripi i Gazës: Gaza, Kan Junus, Refah.
BESIMI:
Pjesa më e madhe e palestinezëve (97 për qind) janë myslimanë. Ortodoksët në pakicë janë në ulje të vazhdueshme të përqindjes (tre).
HISTORIA:
Palestina, e drejtuar prej shekujsh nga Perandoria Osmane, në vitin 1922 kaloi nën mandatin e Britanisë së Madhe.
Në vitin 1947, OKB votoi ta ndajë Palestinën në dy shtete, një arab, një hebre dhe një zonë ndërkombëtare përreth Jerusalemit.
Izraeli shpalli pavarësinë më 14 maj 1948. Vendet arabe e refuzuan dhe filluan luftën kundër shtetit të ri. Në fund të saj, Izraeli pushtoi 77 për qind të territorit të Palestinës. Më shumë se 700 000 Palestinezë ikën në mërgim.
Gjatë konfliktit arabo-izraelit të 1967-ës, Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor, zonën ndërkombëtare dhe Rripin e Gazës.
POLITIKA:
Pas Marrëveshjes së Oslos (1993), Jasser Arafat, lideri i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), u rikthye në vend pas 27 viteve në mërgim dhe krijoi Autoritetin Palestinez.
Ky autoritet ka pushtet të kufizuar në rreth 40 për qind të Bregut Perëndimor, kryesisht qendrat urbane. Mahmud Abbas drejton vendin që prej janarit 2005.
Hamasi, lëvizja islamike kontrollon Rripin e Gazës që nga 2007, pasi i dha fund koalicionit me lëvizjen tjetër islamike Fetah.
EKONOMIA:
Varet nga asistenca e huaj, më shumë se 1,4 miliardë dollarë për 2011.
PBB-ja për frymë: 1 532 dollarë (2008)./TRT/
{youtube width="550" height="420"}Pg3sy4NdQm4{/youtube}