Drashkoviç: Kosovën e kemi humbur

Lideri i Lëvizjes së Përtëritjes Serbe, Vuk Draskoviç ka deklaruar se Kosova nuk është më pjesë e Serbisë dhe se këtu nuk ka as sovranitet e as integritet të shtetit serb.

“Ruajtja e integritetit është gënjeshtër sepse nuk mund të ruhet ajo që nuk e ke”, ka thënë Draskoviç, për të shtuar se shumica në Serbi pajtohen se Kosova ka humbur si territor.

Ai ka theksuar se Beogradi zyrtarë duhet të ndjekë politika të cilat do ta afronin drejtë Bashkimit Evropian.

"Kosova ka humbur si territor. Ne tash duhet ta drejtojmë politikën tonë sipas valles së BE-së. Duke u futur në Evropë, ne nuk do të shkojmë në parajsë, por sigurisht se do të dalim nga ferri”, ka shtuar ai për mediat serbe. (INA)


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat