
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, i tha Radios Evropa e Lirë se katër kamionët e parë e kanë kaluar kufirin dhe janë zhdoganuar, i kanë përfunduar të gjitha procedurat e zhdoganimit përmes pikës kufitare “Dheu i Bardhë”, me dokumente të Kosovës.
Që nga 16 shtatori, në Kosovë, kanë hyrë më shumë se 700 kamionë nga Serbia./rtk/