
Në kuadër të delegacionit qeveritar nga Ankaraja do të jenë edhe ministra të kabinetit dhe biznesmenë turq, ndërsa në agjendë janë paraparë marrëveshje për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në sfera të ndryshme, me theks të veçantë atë ekonomik, por edhe në sferën e sigurisë, mbrojtjes dhe bashkëpunimit ushtarak.
Vizita e kryeministrit turk ishte paralajmëruar që në muajin mars, mirëpo prioritetet e Erdogan kanë bërë që ajo mos të realizohet sipas parashikimeve të planifikuara të autoriteteve të Shkupit. Tanimë për herën e tretë po paralajmërohet kjo vizitë, mirëpo nga Qeveria bëjnë të ditur se ajo përfundimisht do të realizohet. (INA)