Hackerët serbë sulmojnë ueb-faqen e Ministrisë

Të ashtuquajturit hackerët serbë kanë sulmuar ueb-sajtin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Në mesazhet e hakerëve serbë, thuhet se sulmi ndaj ue- faqes së MZHE-së është bërë në shenjë mbështetje për serbët e Kosovës, dhe me këtë rast në të janë vënë shkrime dhe simbole serbe.

"MZHE njofton se ka marrë të gjitha masat që të kthejë atë në gjendjen e rregullt brenda një afati sa më të shkurtër, me gjithë faktin se menaxhimi i saj teknik bëhet nga Departamenti i Teknologjisë Informative të Ministrisë së Administratës Publike", thuhet në njoftimin për media të kësaj Ministrie./gjuhashqipe/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat