Reagojnë 26 imamë e KBI - Podujevë për të ashtuquajturën Sindikatë :“Nuk përkrahim veprimet e Idriz Bilallit, ai nuk e ka përkrahjen tonë.”
Nuk përkrahim veprimet e Idriz Bilallit, ai nuk e ka përkrahjen tonë, bile mendojmë se na ka bërë shumë dëm dhe përçarje si në Këshill ashtu edhe në xhemat.
Ne mendojmë se të gjitha telashet që i kemi si besimtarë dhe si punëtorë duhet të i zgjidhim nëpërmes institucionit tonë BIRK-ut e jo rrugëve. Ne jemi të vetëdijshëm për grupacione të ndryshme që punojnë kundër BIRK, por rruga e vetme është Kryesia e BIRK-ut, përmes Këshillave, të zgjidhen problemet që I kemi./bislame/
Ju përshëndesim me selam, punëtorët e KBI Podujevë
Podujevë
16 shtator 2011