Turqia publikon emrat e ushtarëve izraelitë që sulmuan flotën e Lirisë

Gazeta turke Sabah, ka publikuar emrat e 24 ushtarëve izraelitë të cilët morën pjesë në sulmin ndaj flotës së Lirisë një vit më parë, flotë e cila synonte të thyejë bllokadën ndaj Gazzës.

Në faqen e saj zyrtare, gazeta thotë se:”Sigurimi turk ka filluar kërkimet mbi këto ushtarakë me urdhër të prokurorisë së përgjithshme.”

Sipas gazetës, ekspertët e sigurimit turk, kanë krahasuar imazhet e mbledhura nga sulmi me fotot e një numri ushtarësh izraelitë në faqet sociale në internet. Mandej, ata kanë analizuar mesazhet e ushtarëve që i kanë dërguar njëri-tjetrit dhe kështu janë identifikuar pjesëmarrësit në sulm.”

Sakaq, mediat izraelite kanë thënë se përveç emrave, sigurimi turk ka siguruar edhe hollësi të tjera rreth ushtarëve izraelitë, postet e tyre dhe pjesëmarrjen në operacione të tjera të ngjashme. Një oficer i lartë izraelit, ka thënë për mediat se:”Ne e dimë se vetëm nëpërmjet ndihmës nga persona brenda Izraelit, Turqit mund të siguronin informacione kaq të imta.”

Kështu, ushtria izraelite dyshon se elementë të brendshëm kanë nxjerrë informacionin dhe ia kanë dorëzuar sigurimit turk. Ushtria u ka kërkuar të gjithë ushtarëve që kanë marrë pjesë në sulm, të mos udhëtojnë drejt Turqisë, pasi emrat e tyre tashmë janë bërë publike. (Ardhmeriaonline)

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat