
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
Ai ka thënë se nga ky sulm, lëndime kanë pësuar së paku tre nga punëtorët, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë. Lëndimet, sipas Hotit, nuk janë shkaktuar nga armë zjarri, por nga të rrahura.
Ai gjithashtu ka konfirmuar se në afërsi të Lagjes së Boshnjakëve, në vendin e quajtur “Qesmin Lluk”, janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri.
Policia, sipas Hotit, është duke u marrë me hetimin dhe specifikimin e të dhënave që ndërlidhen me këtë ngjarje./REL/