
Dëshmitari kryesor në procesin ndaj Fatmir Limajt dhe 9 ish luftëtarëve tjerë të UÇK-së në rastin e njohur si Kleçka është gjetur i vdekur në një park të Gjermanisë. Lajmin e konfirmoi edhe zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeleviq.
”EULEX-i konfirmon se dëshmitari X është gjetur i vdekur në një park të Gjermanisë dhe autoritetet gjermane po hetojnë rastin”, tha Gudeleviq për Radio Kosovën.
EULEX-i nuk jep detaje për rrethanat e vdekjes së dëshmitarit X, mirëpo disa media kanë raportuar se bëhet fjalë për vetëvrasje. Ngjarja ndodh disa javë para se të fillojw procesi gjyqësor për rastin “Kleçka. Gjykimi kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve ishte paralajmëruar të fillojë nga fund i muajit tetor.
Ata, akuzohen për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës në fillim të vitit 1999 e deri në fund të luftës së Kosovës./RTK/